Rezulton tragjike gara për kampionin e botës në Motonautikë, Masimo Rosi, i cili ka humbur jetën. 24-vjeçari është përplasur me një pemë dhe ka humbur menjëherë ndjenjat. Ngjarja tragjike ndodhi në garën e Gjermanisë dhe lajmin e bëri të ditur presidenti i Federatës së Motonautikës, i cili tha se nuk janë zbatuar të gjitha rregullat dhe piloti humbi jetën për faj të organizatorëve të garës.
“E kemi kontestuar shumë herë këtë garë, sepse është shumë e rrezikshme, por askush nuk na dëgjoi dhe vazhduan ta organizojnë akoma. Ne kemi protestuar, por duhet të ndodhte diçka e tillë që në të ardhmen të mos përsëritet më. Nuk e dimë dinamikën e incidentit që ndodhi, por nga informacionet e para thuhet se Rosi ka kaluar barrierat e pistës dhe është përplasur me një pemë. Dua të ngushëlloj familjen e tij”, tha kreu i federatës, Viçenco Iakonani.