Humbi 60 kg për 9 muaj, flet i riu shqiptar: Dikur haja vetëm në fast-food dhe pica (VIDEO)

Ylli Visoka është një sipërmarrës vetëm 28-vjeçar që është kthyer në burim frymëzimi për të gjithë. Në vetëm 9 muaj, ai ka humbur plot 60 kg.

Në një lidhje me Skype nga Kosova për “ABC e Mëngjesit”, Ylli foli për stilin e jetesës dikur, duke zbuluar se hante vetëm ushqime të shpejta si pica, fast-food dhe ëmbëlsira.

Ai tregoi se vendosi të ndryshojë jetën e tij, pasi nuk kishte rezultate në punë dhe shumë shpejt priste të bëhej baba.

“Në moshën 6-vjeçare mua më shkeli një veturë dhe më tërhoqi zvarrë diku 30 metër. Mandej më mori një fqinja ime dhe më dërgoi në spital. Me ndihmën e zotit unë u shërova, por familja ime më vonë nga që dhe isha djali më i madh, shtoj përkujdesjen në mënyrë të tepruar dhe më jepnin çokollata, pije.

Në fillim nuk e kam pasur problem peshën sepse isha mësuar me të. Unë mëngjesin tim e filloja me kafe dhe ëmbëlsira si torta dhe nuk haja ushqim deri në orën 1 ose 2 të drekës. Mandej, tensioni filloi të binte dhe unë haja ushqim të pakontrolluar, ushqime të shpejta, duke menduar që janë të mira. Edhe në darkë përdorja ushqime të shpejta si fast-food dhe pica.

Energjia ishte shumë e ulët, nuk po ndihesha mirë. Performanca ime në punën që bëja me vetura, që punoja prej më shumë se 10 vitesh, ra. Bëja dhe gabime në punë, nga kequshqyerja. Nuk isha i përqendruar sa duhej dhe lodhesha më shpejt se të tjerët.

Një ditë u takova me një shokun tim, trajner, të cilin e përshëndes shumë. Erdhi koha që unë të ndryshojë dhe mora një vendim. Fillova të bisedoj me të dhe të bëja pyetje sepse duhet të jem i shëndetshëm. Ishte koha që unë për pak muaj, prisja të bëhesha baba”, rrëfeu Ylli.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu