I çmendur pas Golfit, investon 140 mijë dollarë në makinën e vitit 1983 (VIDEO)

Derek Spratt, është tifozi i flaktë i Volkswagenit që ka shpenzuar plot 140,000 dollarë në Golf GTI të tij të vitit 1983. Me kaq shumë para, në vend të një veture 37-vjeçare ka mundur të blejë BMW M8 Competition Coupe të ri, shkruan motor1, transmeton Koha.net. Ky Golf GTI, në Amerikë dhe Kanada, njihej si “Rabbit”.

Spratt e bleu këtë Mk1 GTI kur ishte student 21-vjeçar që jetonte në Ontario, Kanada. Ai ishte në mesin e të parën në këtë vend që kishte një GTI, por ky nuk ai automjet. Spratti e ka shitur GTI-n origjinale me qëllim që të blejë një tjetër me të njëjtat të dhëna disa vite më vonë.

Ai, po ashtu, ka punuar në këtë GTI mbi 12,000 orë dhe ka investuar 140,000 dollarë.

Gjithashtu, ky Volkswagen Golf GTI ka motor me kapacitet prej 220 kuajfuqi, amortizatorët e përditësuar, si dhe sistemin më të mirë të ftohjes.

Projekti i radhës i Sprattit? Elektrifikimi i një Volkswagen Beetlet të vitit 1961.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu