I mungojnë të dyja këmbët, krahu dhe syri, ky është shefi i Hamasit që qëndron prapa sulmit në Izrael

Njeriu pas sulmit të madh të Hamasit quhet Mohammed Deif dhe është kreu i Brigadave Essedin al-Kassam, krahu i armatosur i organizatës terroriste. Deif është konsideruar një “fantom” për dekada.

Në dy dekadat e fundit, ai u ka mbijetuar të paktën shtatë tentativave të raportuara për vrasje. Emri i tij i lindjes është Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, por në lidhje me stilin e jetës së tij nomade, më vonë u bë i njohur si Deif, që do të thotë “mysafir” në arabisht.

Deif nuk di asgjë tjetër përveç luftës dhe dhunës. Ai u rrit në mes të konfliktit të ashpër izraelito-palestinez. Deif iu bashkua Hamasit kur u themelua në fund të viteve 1980. Ai u përfshi në rezistencën e armatosur kundër Izraelit dhe shpejt arriti një pozicion të lartë brenda njësisë ushtarake të Hamasit, Brigadave Izzedine al-Qassam.

Në vitin 2002, ai mori drejtimin e krahut ushtarak të Hamasit pas vrasjes së Salah Shehadeh. Ai i mbijetoi katër tentativave të tjera izraelite për vrasje në vitet 2000. Sipas raporteve izraelite, palestinezi humbi një sy, të dy këmbët dhe një krah në një sulm ajror izraelit në vitin 2006.

Në vitin 2014, gruaja dhe djali i vogël i Mohammed Deif u vranë në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Sheikh Radëan të Gazës. Deif nuk ishte në ndërtesë në atë kohë. Aftësia e tij për të shpëtuar gjatë operacioneve ushtarake mund të ketë të bëjë me shmangien e teknologjisë moderne të komunikimit nga Deif, thonë ekspertët e sigurisë. Sipas shërbimeve të inteligjencës, lideri i Hamasit nuk ka as celular dhe as kompjuter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu