Ia vodhën në oborr të shtëpisë së tij, policia e Tetovës pas 4 orëve ia gjeti veturën Opel Zafira 62-vjeçarit

Një 44-vjeçar nga Tetova është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen e veturës Opel Zafira, në pronësi të një 62-vjeçari me iniciale H.M. nga Xhepçishti i Tetovës, përcjell TV21. Policia ka arritur që për 4 orë e gjysmë ta gjejë veturën, për të cilën 62-vjeçari tha se ia kishin vjedhur në oborrin e shtëpisë së tij.

“Me datë 02.12.2024 në ora 13:30 në rrugën ,,Jasht Vardarit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.M. (44) nga Tetova. Tek ai është gjetur vetura ,,Opel Zafira” me targa të Tetovës në pronësi të H.M. (62) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili të njëjtën ditë rreth orës 09:00 kishte raportuar se i është marrë nga oborri i shtëpisë së tij familjare në fshatin Xhepçisht. Automjeti i sekuestruar i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu