Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, në ndeshjen kundër Liverpool kërkoi ndërrimin e fanellës me mbrojtësin e skuadrës angleze, Ibrahima Konate, ndeshje që ishte e vlefshme në Champions League, në grupin B.
Milan nuk mundi të fitonte këtë ndeshje duke humbur me shifrat 2-1, por kjo nuk ndikoi tek Ibrahimovic i cili kërkoi të ndërronte edhe fanellën.
Francezi ishte i jashtëzakonshëm në duelet me suedezin dhe pengoi çdo kërcënim nga ai, i cili më pastaj tha se Konate i bëri përshtypje shumë dhe ‘fitoi të gjitha luftimet me të në tokë dhe në ajër’.
“Kërkova të shkëmbeja fanellat me mbrojtësin e Liverpool-it, Konate, ai fitoi të gjitha ndeshjet me mua në tokë dhe në ajër, i thashë se do të jetë një mbrojtës i madh në të ardhmen dhe se i mban mend mirë fjalët e mia”, deklaroi Ibrahimovic pas ndeshjes.