Ibrahimi: Ali Soravia dhe njerëzit e tij kanë dëmtuar qytetarët dhe shtetin, koha që institucionet të veprojnë

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook ka shkruar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij janë simbol i një politike që ka dëmtuar qytetarët dhe shtetin.

Ai thotë se tani është koha që institucionet të tregojnë guxim dhe përkushtim për drejtësi.

“Ali Soravina dhe njerëzit e tij janë simboli i një politike që ka dëmtuar qytetarët dhe shtetin. Provat janë këtu, tani është koha që institucionet tona të tregojnë guxim dhe përkushtim për drejtësi”, ka shkruar Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu