Sonte në emisionin 200 në Alsat M ishte i ftuar Zeqirija Ibrahimi, nënkryetari i Lëvizjes BESA, ku foli për situatën aktuale politike, ku theksoi se BDI-ja për 10 vjet rresht nuk e paska kuptuar a duhet ta mbështesë Gruevskin dhe se tash i duhen analiza shtesë. BDI edhe një herë manipuloi me elektoratin ku u pa qartë se “parimi fituesi me fituesin” nuk u respektua dhe nuk tregoi të vërteten pse nuk arritën marrëveshje me VMRO-në. BDI nuk ka kapaciteti për të marrë vendime politike, tha ndër të tjerat Ibrahimi.