Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi, në fjalimin e tij të mbajtur në seancën konstituive në Kuvendin e Maqedonisë në Shkup, ka paraqitur paregullsi në përkthimet në gjuhën shqipe me cka hedh poshtë deklaratat e BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare, transmeton InfoShqip.
Gjithashtu Ibrahimi bëri thirje që të mos votohet Tarçullovski, person ky i akuzuar nga gjyqi i Hagës, dhe i cili nuk u votua nga deputetët e Lëvizjes BESA./InfoShqip.com