Zeqirja Ibrahimi, nënkryetari i Lëvizjes BESA, ekskluzivisht për InfoShqip sqaron dhe qartëson shpifjet dhe akuzat e hedhura nga eksponentë të BDI-së mbi votimin e deputetëve në kuvend për verifikimin e mandateve në seancën konstituive të mbajtur dje, transmeton InfoShqip.
Me mbarim të seancës, ku deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi, bëri thirje për mos verifikim të mandatit të një krimineli lufte, portale të BDI-së akuzuan Besën se ka votuar pro mandatit të deputetit në fjalë, por nuk ka pasur votim individual për verifikim mandatesh.
“Votimi për verifikimin e mandateve ka qenë i përgjithshëm për të gjithë deputetët në sallë dhe për askënd individualisht, e unë dhe askush nga koalicioni “Rilindje me Besë” nuk mund të votojmë kundër vetes dhe të lejojmë që të tjerët ta votojnë mandatin tonë. Tjetra është mjegullnajë e qëllimshme e eksponentëve të BDI-së, që turpin që e ndihmuan një kriminel lufte të jetë në Kuvend, në vend të Admirim Alitit, mundohen ta mbulojnë me shpifje e manipulim.” – përfundoi z.Ibrahimi./InfoShqip.com