Ibrahimi: Do të ndërtohen 10 salla sportive në vendbanime shqiptare

Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës ka njoftuar se do të ndërtohen 10 salla sportive në vendbanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ibrahimi këtë informacion e ka dhënë në tubimin e Alternativës që është mbajtur sonte në Kumanovë.

Ibrahimi dha lajmin e madh për ndërtimin e mbi 10 sallave sportive në vendbanimet shqiptare gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në kumtesën e partisë.

Ibrahimi ka folur edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në pushtet.

“Edhe pse raporti i numrave nuk është i favorshëm për ne, përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në pushtet është në nivelin e duhur” tha Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu