Gjatë emisionit Rubikon, Artan Grubi, shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, lëvdohej për arritje të shumta për shqiptarët e Maqedonisë, saqë sikur të mos jetonit në Maqedoni, do të mendonit se bëhej fjalë për Zvicrën apo ndonjë vend tjetër perëndimor, e jo për Maqedoninë.
Mirëpo, në fund të fjalimit të tij, ai tha se do të përfundimisht, do të arrihet edhe barazia. Mirëpo, këtu ndërdyu Zeqirija Ibrahimi, i cili rrjedhimisht konstatoi se barazia nuk qenka arritur akoma.
“Në Shkup është bë projekti Shkupi 2014 dhe janë shpërngulur më shumë se 200 mijë shqiptarë. Fakti që ne në vitin 2017 flasim për implementim të Marrëveshjes së Ohrit, e cila duhej të jetë e përfunduar në vitin 2004, flet se shumë gjëra nuk janë bërë”, tha Ibrahimi, duke shtuar se nëse do të ishte zgjidhur çështja e gjuhës shqipe, atëherë tani nuk do të kishte nevojë që të flasim sërish për gjuhën shqipe.