Ibrahimi: I lus aktivistët e Besës që të përmbahen

Ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes BESA dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1, Zeqirija Ibrahimi, pasi u njoftua për një billbord të djegur. Ja edhe postimi i tij i plotë:

“Megjithëse kjo është gjuha e kundërshtarëve tanë, i lus aktivistët tanë që ta përmbajnë veten dhe mos të përgjigjet askush nga ne në këtë mënyrë. Ne nuk guxojmë të ngremë dorë e ta djegim askënd. Edhe përkundër kësaj, ne duhet t’i respektojmë kundërshtarët tanë si shqiptarë dhe si njerëz që gëzojnë reputacion në familjet e tyre. Pa marrë parasysh se si veprojnë ata, përgjigjja jonë ndaj atyre është më 11 dhjetor.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu