Ibrahimi në “Studio e hapur”: Do ta kthejmë Çarshinë e vjetër në qendër urbane të shqiptarëve

Sa i përket Çarshisë së Shkupit, Zeqirija Ibrahimi tha se në këtë pjesë duhet të flitet për trashëgiminë kulturore dhe atë të zhvillimit ekonomik. Ai tha se Shkupi është bërë shehër për shkak të Çarshisë së Shkupit dhe strumbullar ka qenë Çarshia e Shkupit dhe shkupjan janë quajtur ata që kanë lindur në Çarshinë e Shkupit.
“ Interesimi jonë është që Çarshia e Shkupit të kthehet në qendër urbane të shqiptarëve të Shkupit dhe ta kemi si një strumbullar e jona në Shkup. Kjo pastaj implikon ardhjen e turistëve, për të cilët kemi shkruar se do të bëjmë një zyre të veçantë për njohjen e vlerave të Çarshisë. Do të lehtësohet hyrja dhe shumë është e rëndësishme janë edhe parkingjet që njerëzit mund të vijnë në Çarshinë e Shkupit”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi.

Faqja Zyrtare në Facebook:
Zeqirija Ibrahimi14


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu