Ibrahimi: Shqiptarët e kuptuan, sa ma pak vota ka BDI, aq më të fuqishëm janë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin Rubikon në KTV tha se dy mandatet e fundit me resorin e integrimeve ka udhëhequr BDI, ndërkaq rezultatit sipas tij, është se “Sot duhet të vij Hahn dhe të dëgjohet thirrje antievropiane”
“Nëse u referohemi standardeve evropiane për sundimin e Ligjit e dimë se çfarë niveli është, po tu referohemi standardeve evropiane për barazi e dimë në çfarë halli janë. Ata që janë bashkëfajtor që jemi aq larg BE-së dhe afër Moskës nuk mund të themi se BDI nuk është fajtore. Kur të flasim për çështje të votave, është mirë të thuhet se sa më shumë të bien numri i votave të BDI-së aq më të fort janë shqiptarët”, tha Zeqirija Ibrahimi në emisionin Rubikon, duke shtuar se shqiptarët e kanë kuptuar se vota e shkuar për BDI-në është quar dëm.
“Ish partitë shqiptare edhe BDI dhe tjerat thonin se çështja e emrit nuk është puna e jona. Nuk është aq punë jo serioze sa që mund të themi se nuk është e rëndësishmja zgjidhja e kësaj çështje. Zgjidhja e kësaj çështje na hap rrugën drejt BE-së. Shqiptarët mendoj se janë aq të fuqishëm sa që nuk mund të formohet Qeveri”, tha Ibrahimi, duke shtuar se BDI nuk ka guxuar të bën koalicion me VMRO-në për shkak të Lëvizjes BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu