Nga: Selim Ibraimi
—Drafti i Uilliamsit nuk e sjell BDI në qeveri. E vetmja mënyrë është që Ahmeti të ndërrojë ekipin që solli partinë në këtë gjendje. Ai mund të fillojë me disa individë të partive që u anëtarësuan në BDI në vitin 2002, dhe në vitin 2011.
—Pa ndryshime rrënjësore në BDI, Ahmeti dhe njerëzit rreth tij do të vazhdojnë të paguajnë raporte që nuk janë të detyrueshme për qeveritë. Ahmeti duhet të pranojë politikat e tij të gabuara dhe hapat e tjerë politikë gjatë 20 viteve të tij në qeverisje që çuan në degradimin e statusit etnik të shqiptarëve. Dhe jo vetëm kaq.
—Nëse do të bindë votuesit dhe shqiptarët, atëherë mund të ketë edhe pesë vite tjera në politikë. Gjithnjë duke mos i përsëritur gabimet.
S.I.
7.8.24