Idrizi flet për tensionet me Greqinë: Habitem me ata që na kritikojnë, ja si nisi (VIDEO)

Kreu i PBDNJ-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në “Ora Neës” ka folur lidhur me debatet dhe tensionimin e marrëdhënieve me Greqinë. Ai është treguar mjaft i ashpër me disa media dhe politikanë, të cilët nuk janë unifikuar në këtë çështje, por kanë kritikuar qeverinë se po prish marrëdhëniet me Greqinë.

Idrizi tha se nuk ka qenë qeveria “Rama” ajo që ka provokuar Greqinë, por komisioneri Hahn.

“Gjithçka nisi me komisionerin Hahn. Ne nuk kemi thënë asgjë, Hahn bëri raportin dhe tha që palët të dialogojnë. Aty Greqia nisi të kërcënojë me forcë, armë dhe tanke dhe kryeministri Rama vetëm sa u është përgjigjur. Pra tensionet nuk i nisëm ne, por ata.
Habitem se si shumë media dhe politikanë që janë kundër qeverisë na akuzojnë ne për tensionet. Shikoni Greqinë, e gjithë politika dhe media atje është e unifikuar për këtë çështje”, tha Idrizi.

Ai kujtoi se kurrë nuk ka qenë për reciproritet dhe se nuk është nacionalist, sikundër thuhet.

“Po të isha radikal do kërkoja që të bojkotohen produktet greke, do u bëja thirrje emigrantëve shqiptarë atje që të mos pranojnë pasaportat greke dhe të kthehen, por unë nuk jam kështu”, tha Idrizi. Ai akuzoi Greqinë se me qëndrimet e saj i ka krijuar vetë tensionet, teksa tha se çamët nuk u vranë nga qeveria e Ciprasit, kështu që nuk ka pse kompleksohet.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk na ka vrarë qeveria e Ciprasit, por as edhe fqinjët tanë në Çamëri. Na kanë vrarë paramilitarët e Zervasit, që ishin edhe të liruar nga burgu i Kretës”, u shpreh ai./Albeu.com/


20161105-203716 by e-d21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu