Igli Tare nuk është dorëzuar në garën për të siguruar shërbimet e Olivier Giroud. Drejtori i Lazios është duke punuar në këtë drejtim dhe shpreson që pranvera të “lulëzojë” me transferimin e tij.
Tare dëshiron të nënshkruar parakontratë me sulmuesin e Chelseat.
Lazio është në kontakte të vazhdueshme me agjentin e sulmuesit dhe po diskutohen detajet e transferimit të tij te Lazio.
3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse, është oferta që Tare ka bërë për kampionin e botës me Francën.
Sulmuesit të Chelseat i është ofruar kontratë 3 vjeçare te Lazio.