Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës së kaluar 6-mujore e ka ndjekur në vazhdimësi mendimin publik dhe ka realizuar hulumtim në lidhje me tematikat rreth krizës politike, si dhe rejtingjet e partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.
Për shkak të modelit zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qëllim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare.
Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, ku shqiptarët janë shumicë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe distrubuimin gjeografik të gjithë popullatës.
Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1000 të anketuar, pr secilen anketë. Gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3%.
Shënim i autorit të anketës:
Konstatimi i përgjithshëm është se rezultatet e anketës dëshmojnë se fitues apsolut nuk do të kete. Vërehet se rejtingu i BDI-se eshte zvogluar, ne këto zgjedhje befasia do jetë Lëvizja BESA e cila ka rritje të konsidrueshme ne rejnting. Mund të konstatohet se numri i deputetëve shqiptarë do të ulet, përqindje e konsiderueshme e shqiptarëve do votojnë për LSDM –në.
Për më tepër, shihni rezultatet e përgjithshme në paraqitjen me përqindje
Pyetje:
Për cilën parti politike do votoni nëse mbahen zgjedhjet me 11 Dhjetor të vitit 2016?
Përgjigjet | Përqindjet |
BDI | 13.4 |
BESA | 10.2 |
PDSH | 6.3 |
LR-PDSH | 5,0 |
RDK-Vesel Memedi | 1.3 |
RDK-Fadil Zendeli | 1.9 |
UNITETI | 0,8 |
LSDM | 4,0 |
TJeter | 0,7 |
Asnjere ska nuk votoj гласам | 31,6 |
NUk e di /ska pergjigje | 24.8 |
Gjithesej | 100,0 |