Ikja e rinisë nuk ndalet me kopalla dhe as duke bërë shqiponjën me duar

Shkruan: Naser Pajaziti

Ikja e rinisë nuk ndalohet me fjalë e thirrje boshe, as duke bërë shqiponjën me duar e marifetllëqe nga politikanë kopallaxhi që shtiren dhe fshihen pas kostumit të mashtruesit perfid.

Bota ka ecur larg dhe të rinjtë e kanë detektu këtë maskarallëk!

Populli këtu është i lodhur dhe një shumicë e konsiderueshme mbijeton me një rrogë minimaliste dhe nga djersa e mërgatës që ende ndan një copë paraje për familjen.

Mosni me kopallaxhi, dyftyrësh e katërftyrësh, por me njerëz të ditur, të shkolluar dhe me programe e oferta konkrete si më poshtë:

– konfiskimi i pasurisë së vjedhur, spastrim, veting dhe arrestime…;
– rritja e rrogave;
– sjellja e së paku 10 kompanive të huaja investitore që hapin vende të reja pune dhe që parandalojnë emigrimin edhe të atyre që kanë ngelur;
– tërheqja e resurseve njerëzore dhe projekteve nga diaspora, ku shumë të rinj atje janë njerëz të suksesshëm,
– stimulimi dhe mbështetja e kompanive vendore;
– ulja e kostos jetësore për qytetarët;
dhe shumë projekte e nisma tjera…

Por, e kotë, gjithçka do jetë e njejtë dhe ata po fërkojnë duart dhe gati të hekurosin këmishat dhe kostumet e reja!!!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu