Biznesmeni amerikano-libanez, Faad Mitri, i cili u detyrua të largohej me barrelë nga Shqipëria pasi u dhunua barbarisht nga 3 persona, do të rikthehet nesër në Tiranë.
Burime shumë të afërta pranë tij konfirmojnë për “BalkanWeb” se arsyeja që e ka detyruar Mitrin të rikthehet në Shqipëri është humbja e nënës së tij e cila jetonte në Tiranë.
Të njëjtat burime bëjnë gjithashtu të ditur për “BalkanWeb” se biznesmeni amerikano-libanez do të marrë pjesë nesër në ceremoninë kishtare që zhvillohet në ora 11:00 në Kishën Orthodhokse në Tiranë, e mandej në ceremoninë mortore të nënës së tij që do zhvillohet tek varrezat e Tufinës. Nuk është e qartë nëse pas dhënies së lamtumirës së fundit për nënën e tij, Faad Mitri do vazhdojë të qëndrojë në Tiranë apo do të largohet menjëherë.