Ilija Dimovskit i pengon fjalimi i Zeqirija Ibrahimit kërkon gjetjen e gjuhës së perbashkët

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një replikë ndaj fjalimit të deputetit të Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi i cili kërkoi që të mos verifikohet mandati i Johan Tarcullovskit, u përgjigj se nëse bëhet një listë kush kujt nuk i pëlqen në Parlament, ajo listë do të ishte shumë e gjatë.

“Do të doja të potencoj se kampanja zgjedhore përfundoi, ajo ishte periudha kur mundej që të jepeshin kualifikime politike. Mendoj se Parlamenti ka përgjegjësi para të gjithë qytetarëve që të punoje në mënyrë konstruktive dhe deputetët të mësohen të flasin midis tyre dhe t`i gjejnë gjërat që i bashkojnë”, deklaroi Dimovski./Lajmpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu