Ilir Deda: Në këtë muaj presim të lëvizim pa viza

Deputeti Ilir Deda thotë se pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ekziston hapësirë për t’u marrë me çështje tjera konkrete
“Me shpresë se ekziston mësim që tre vitet e kaluar të mos përsëriten më. Presim në qershor që qytetarët të lëvizin pa viza”, është shprehur Deda në emisionin Kontakt në Tribuna Channel.

Ai thotë se Kuvendi i Kosovës nuk i ka pajisjet për detektimin e gazit lotsjellës.

“Shpresoj që ka qenë hera e fundit që në Parlamentin e Kosovës është hedhur gaz”, deklaroi Deda.

Sipas tij, VV-ja e ka pasur të qartë se demarkacioni do të kalojë.

“Nuk ka pasur asnjë arsye politike dhe juridike të mos votohet demarkacioni.”

Deda vlerëson se më në fund BE pranoi se kufiri Kosovë-Mali i Zi është kufi ndërmjet dy shteteve.

“Unë e shoh si pozitive këtë gjë. Jo Kosovës me asteriks, por Republikës së Kosovës.”

Për të përmbyllur demarkacionin, sipas tij, Mali i Zi është treguar jashtëzakonshëm miqësor me ne.

Ai thotë se demarkacioni me Serbinë është edhe më i vështirë dhe se duhet të përfundohet deri në vitin 2022.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu