Ilir Meta: Do nxjerr ushtrinë në rrugë në 30 qershor

Pasi i takoi paraditen e sotme në pallatin e Brigadave dhe diskutuan për më shumë se dy orë lidhur me krizën politike dhe veçanërisht për vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta u ka dërguar një letër ambasadorëve.

Kreu i Shtetit në letër i tregon ambasadorëve arsyen pse shtyu zgjedhjet dhe u ka treguar një memo mbi argumentet duke theksuar se shqiptarët nuk do të votojnë në 30 qershor.

Ndërkohë bisedën mes tyre, Presidenti ka përsëritur të njëjtat motive për revokimin e datës së zgjedhjeve, madje duke u kujtuar ambasadorëve se akti i shkarkimit që ka ndërmarrë qeveria për të është një grusht shteti.

Ndër të tjera, siç raporton “Shqip” ai u ka komunikuar atyre në takim se më 30 qershor do të nxjerrë në rrugë ushtrinë si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nëse tentohet të bëhen zgjedhje.

Sipas shpejgimeve të Presidentit, atij i kanë ardhur informacione nga shërbime të huaja.

Ndër të tjera ai ka premtuar se do të tentojë të ulë në tryezë për të gjetur një zgjidhje, Ramë dhe Bashën, e nëse ia del do të kërkojë anulimin e protestës së opozitës parashikuar për t’u zhvilluar më 21 qershor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu