Shtrirja dhe zgjerimi i shpejtë e i fuqishëm i Lëvizjes BESA në terren, po i bie në sy përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare. Gravitimi i strukturave më të ngritura rinore shqiptare posaçërisht u ka bë përshtypje qarqeve shqiptaro – amerikane, të cilët po insistojnë në kyçjen e strukturave të tyre në këtë Lëvizje.
Kështu flitet se së shpejti Lëvizjes BESA pritet ti bashkëngjiten figura nga lobet shqiptaro-amerikane dhe personalitete që kanë qenë të kyçur drejtpërdrejtë në sensibilizimin e Kongresit amerikan, Senatit dhe State Departamentit për luftën e drejtë të shqiptarëve në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni.
Ndërsa, personalitetet që flitet se do të kyçen në BESË nga këto organizime do të jenë ata që janë marrë me çështjen shqiptare në Maqedoni ndër vite. Mësohet se këto janë arsyet e vërteta se pse Nikola Gruevski e kundërshtoi dhe e sulmoi ashpër platformën e Ridefinimit, ndërsa nuk përjashtohet as skenari se lidhur me këtë do të kërkojë ndihmën e aleatit të tij, Ali Ahmetit nga i cili ka kërkuar që ti bojkotojë zgjedhjet, tregojnë burimet tona./INA