Sektori për punë të brendshme në Tetovë ngriti padi penale kundër 24 vjeçarit A.S. dhe 27 vjeçarit I.D., të dy nga Tetova, dhe ndaj 54 vjeçarit B.A nga fshati Kopanicë për shkak dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer vepër penale “dhunë”, njofton TetovaSot.
Siç njofton policia, A.S dhe I.D. më 22.10.2016, rreth orës 01:00 në kafe bar kafe në Tetovë fizikisht e kanë sulmuan viktimën i cili ishte me të dashurën e tij.
Të denoncuarit të cilët ishin të shoqëruar nga disa njerëz pa asnjë shkak dhe asnjë arsye filluan zënkën verbale dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me grushta në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.
I denoncuari i tretë B.A më 14.11.2016, rreth orës 18:00 në fshatin Zhelinë para garazhës mekanike, për shkak marrëdhënieve të pazgjidhura, me shufër hekuri e ka sulmuar F.N. nga Pallatica duke e goditur dy herë në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.