Incidenti i mbrëmshëm në Çento, MPB me detaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar detaje të reja nga të shtënat me armë që ndodhi mbrëmë në lagjen Çento të Shkupit, ku si pasojë mbeti i plagosur N.A.(43) nga Austria, me qëndrim të përkohshëm në Shkup.

Ai nuk ka qenë vetë në veturë, me të ka qenë edhe një 30-vjeçar, i cili për fat të mirë nuk është prekur nga plumbat.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash të armës së zjarrit të kalibrit 9 milimetra.

“Më datë 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Shkup, nga vetura në lëvizje me armë zjarri është gjuajtur drejt veturës “Folksvagen Pasat” me targa të Austrisë, me shofer N.A.(43) nga Austria, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, kurse bashkudhëtar ka qenë N.A.(30) nga Shkupi. Gjatë kësaj, plagë ka marrë shoferi N.A. dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për marrjen e ndihmës mjekësore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga arma zjarri të kalibrit 9 mm. Ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, qëndron në njoftimin e MPB-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu