Indonezia pedofilët do t’i ndëshkojë me kastrim kimik

Presidenti indonezian, Joko Vidodo deklaroi se vendi i tij ka vendosur kastrimin kimik për t’i ndëshkuar pedofilët, me qëllim që ta “fshijë” pedofilinë në Indonezi.

Në një intervistë për Bi-Bi-Si, Vidodo thotë se Indonezia i respekton të drejtat e njeriut, por se nuk do të bëjë kurrfarë kompromisesh rreth betejës për çrrënjosjen e kësaj vepre penale.

Ligji kontrovers me të cilin lejohet zbatimi i kastrimit kimik për të akuzuarit dhe të dënuarit për pedofili është sjellë në fillim të këtij muaji.

Ligji shkaktoi ndarje dhe reagime të mëdha në opinionin indonezian, ndërsa Asociacioni i mjekëve kumtoi se anëtarët e tyre nuk do të marrin pjesë në procedurën për kastrimin e fajtorëve.

Sipas interpretimeve të mjekëve, bëhet fjalë për procedurë e cila paraqet “shkelje të etikës mjekësore”.

Kastrimi kimik përbëhet nga shfrytëzimi i barërave dhe substancave kimike të cilat i “vrasin” seksualitetin dhe libidon, pa u përdorur sterilizim apo heqje e organeve.

“Kushtetuta jonë tërësisht i respekton të drejtat e njeriut, por nuk mund të bëhet kompromis ndaj veprave të tilla penale. Ne jemi të vendosur prandaj edhe veprojmë haptazi, prandaj do të përdorim dënime maksimle për çdo vepër penale seksuale dhe për çdo dhunë seksuale”, thotë Joko Vidodo në intervistën për Bi-Bi-Si-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu