Infeksioni i mushkërive tek bebet: Çfarë e shkakton bronkiolitin tek bebet dhe si ta trajtojmë?

Bronkioliti është një infeksion i zakonshëm i mushkërive tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Kjo ndodh kur kanalet më të vogla të ajrit në mushkëri (bronkiolet) bëhen të përflakura dhe të bllokuara me mukozë. Kjo e bën më të vështirë për fëmijën të marrë frymë. Bronkioliti zakonisht ndodh gjatë stinës së dimrit edhe në fillim të pranverës. Fëmijët e vegjël nën moshën 2 vjeçare, veçanërisht ata ndërmjet 3 dhe 6 muajsh, e marrin këtë sëmundje më shpesh.

Shenjat e para të bronkiolit ngjasojnë me simptomat e një ftohjeje të zakonshme. Fëmija mund të ketë rrjedhje hundësh, kollë dhe temperaturë të lehtë për disa ditë. Pas kësaj, mund të fillojë të marrë frymë shpejt dhe me zhurmë (të bëjë një tingull si fishkëllimë kur merr frymë).

Simptomat më të zakonshme të bronkiolitit janë:

– Rrjedhje hundësh
– Kongjestion
– Temperaturë
– Kollë
– Frymëmarrje të shpejtë apo të rënduar
– Fishkëllima në kraharor
– Mungesë oreksi
– Nervozizëm
– Të vjella

Këto simptoma zakonisht zgjasin rreth një javë dhe mund të ngjasojnë me probleme të tjera shëndetësore. Por ju duhet me patjetër të siguroheni që fëmija juaj të diagnostikohet nga mjeku pediatër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu