Infermierja rrahi foshnjën e sapolindur dhe e grrithi? Ja çka thotë kryeprokurori

Gjatë ditës së sotme një motër e spitalit privat “Lindja” në Prishtinë është akuzuar nga Fisnik Bujupi se e ka rrahur foshnjën e posalindur dhe e ka grithur atë në fytyrë.

Prindi ka publikuar fotografinë e foshnjës dhe një video, në të cilën shihet edhe ndërhyrja e policisë. Infermierja, Shukrane Maloku, ka mohuar të gjitha akuzat që vijnë në drejtim të saj.

Ajo për Indeksonline ka thënë se ka qenë duke ia ndërruar pelenën fëmijës kur prindi ka filluar me akuzat.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka në një prononcim për Indeksonline ka thënë se kanë filluar hetimet për këtë rast dhe sipas tij, janë marrë deklarata nga personeli i ordinancës dhe nga të dyshuarit.

“Me marrjen e njoftimit, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe me propozimin e Prokurores kujdestare, Ajshe Ferati ka filluar një hetim lidhur me këtë rast. Janë marrë deklaratat nga personeli i ordinancës dhe nga të dyshuarit, por deri më tani nuk ka prova se kjo ka ndodhur edhe motra e mohon kategorikisht këtë “, ka thënë Beka.

Tutje, Beka ka shtuar se hetimet për rastin në fjalë janë duke u zhvilluar.

Ndryshe, te Spitali “Lindja” ku ka ndodhur rasti, duke dashur të mos ndikojnë në pavarësinë e hetimeve të organeve të hetuesisë, kanë thënë se nuk do të deklarohen për këtë rast derisa të dalin rezultatet e hetimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu