Portali InfoShqip sot feston dy vjetorin e themelimit. InfoShqip filloi punën e tij më 1 Gusht të vitit 2016 duke pasur qëllim kryesor që të bëhet një medium i besueshëm, i pa-anshëm politikisht dhe duke synuar që në çdo rast me ndershmëri ta zhvillojë detyrën e një mediumi të dashur për lexuesin shqiptar.
InfoShqip vazhdimisht ka synuar të jetë një dritare për informim të saktë dhe të pavarur në gjuhën shqipe, duke ardhur tek lexuesit e tij në kohë reale me shumë artikuj, dosje, komente dhe analiza të ndryshme, ku gjithë lexuesit tanë kanë pasur mundësi të kyçen në këtë mozaik informacioni për tu informuar në çdo kohë për të gjitha ndodhitë nga vendi, rajoni dhe bota.
Ndihemi krenarë pasi që me fanatizëm kemi mbrojtur objektivin kryesor që i kemi vendosur vetes – ruajtjen e profesionalizmit në fushën e gazetarisë duke qenë portal edukues dhe i përshtatshëm për tu lexuar nga gjithë grup moshat, duke injoruar plotësisht lajmet e rreme si dhe lajmet e showbizit jo të përshtatshme për audiencën.
Këto dy vite ekzistencë për InfoShqip kanë qenë një sukses mjaft i madh, kemi arritur të bëhemi një ndër mediat online më të lexuara në Maqedoni si dhe njëkohësisht me më shumë aktivitete nëpër rrjetet sociale, ku figura të shumta publike, analistë e opinionistë janë bërë pjesë nëpërmjet analizave, komenteve dhe intervistave të përditshme. Por puna jonë nuk mbaron këtu, gjatë muajve në vijim InfoShqip do të vijë edhe me shumë risi të tjera.
Stafi i InfoShqip.com dëshiron të falënderojë të gjithë lexuesit që kanë zgjedhur portalin tonë për t’u informuar, pa ju nuk do ishim këtu ku jemi sot.
Në vazhdim ju paraqesim disa nga statistikat e InfoShqip të 2 viteve të fundit.