Tashmë disa ditë nuk kryhen operacione në Klinikën universitare të ortopedisë në Shkup për shkak se sallat e operacineve janë të mbyllura me urdhër të inspektorëve – transmeton Zhurnal.
Inspektoriati sanitar dhe shëndetësor ka sjellë vendim për mbyllje të 2 sallave pas dy paralajmërive të parespektuara nga klinika, në shtator dhe dhjetor të vitit të kaluar. Gjendja e rëndë e sallave duhej të përmirësohej por dështimi i tenderit për këtë ka bërë që të ndërpritet programi i operacioneve, ndërsa pacientët ankohen se qëndrojnë me javë të shtruar në spital në pritje të operacionit – informon Nova TV.