Inspektori i policisë, kapet duke shqyer pamfletët e PDSH-së në Tetovë

Dega e PDSH-së në Tetovë ka denoncuar se ka kapur në flagrancë një inspektor policie duke shqyer pllakatet e PDSH-së.

Sipas denoncimit të bërë të kësaj partie, aktivistët e tyre sot kanë parë se si në Lagjen Teteks 1 në Tetovë, inspektori i policisë po hiqte dhe shqyente pllakatet e PDSH-së.

“Në ora 13:05 kemi kapur inspektorin e policisë që është i afërm i Ali Ahmetit duke i hjek pllakatet e PDSH-së në Lagjen Teteks 1 në Tetovë afër shkollës së tekstilit”, thuhet në denoncim, duke përmendur edhe emrin e këtij personi që është me inicialet A.M, por i njohur për redaksinë.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu