Instagrami po bën një “freskim vizual” – përkatësisht po ndryshon logon dhe fontin e shkronjave si dhe shpërndarjen e reklamave nëpër tërë ekranin.
Siç kanë bërë të ditur nga kjo kompani, dizajni i ri e vë përmbajtjen në qendër me fokus të veçantë – thjeshtësinë, transmeton Telegrafi.
Gjatë dizajnimit qëllimi ishte që fonti të jetë në aspektin global i qasshëm, dhe një gjë e tillë është arritur falë partnerit me ekspertë të gjuhës nga e mbarë bota.
Madje kjo lëvizje nga Instagram është paralajmëruar kohë më parë, dhe tani mbetet të shihet se si do të pritet nga përdoruesit e kësaj platforme.