Albin Kurti, ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë publike qëndrimet e tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje mbi bartjen e shamisë për femrat mbi moshën 16 vjeç në institucionet arsimore të Kosovës, informon InfoShqip.com
Javë më parë u evidentua një problem në një shkollë të mesme në Kosovë ku drejtori i shkollës ja mohonte një nxënëses të drejtën e saj për të mbajtur shami në shkollë dhe i ndaloi hyrjen në shkollë me shami, nxënëses i dolën në ndihmë shumë organizata joqeveritare për të mbrojtur të drejtën e saj.
Një tjetër deklaratë që i del për mbrojtje asaj dhe gjithë femrave tjera që bartin mbulesën por instirucionet padrejtësisht ua ndalojnë atyre është deklarata e Albin Kurit. Deklaratën për mbrojtjen e mbulesës Albin Kurti e bëri për gazetën “Zëri”. Ai theksoi se për femrat mbi moshën 16 vjeçare mbulesa nëpër institucionet arsimore duhet të jetë e lejuar por me fytyrë të zbuluar./InfoShqip.com