Instituti nga Beogradi dëshiron BDI-në fituese të zgjedhjeve

Agjencia “Faktor plus Adria” nga Beogradi sot publikoi anketë për mendim publik në Maqedoni në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gjendjen ekonomike. Sipas anketës, vlerësimi VMRO-DPMNE-në momentalisht ka përkrahje prej 28.1%, ndërsa LSDM 23.9%, transmeton Zhurnal.

Në vend të tretë mbetet koalicioni për ndryshim dhe drejtësi me 9.1%. Koalicioni është i përbërë nga Lidhja demokrate e Pavlle Trajanov, FRODEM e Jove Kekenovskit, MORO- partia punëtore, DEMOS, pritet që së shpejti të hyjë në koalicion dhe VMRO-PP e Lubço Georgiecskit.

Nga institucionet, për BDI janë 6.7%, ndërsa për PDSh 3.7%. Si të papërcaktuara janë raportuar 22% nga të anketuarit. Në pyetje se a do të votoni në zgjedhje, 64% janë përgjigjur PO, 12% kanë thënë se nuk do të votojnë, ndërsa 15% akoma nuk kanë vendosur.

Hulumtimi është zbatuar në periudhën prej 19.10.2016 deri 26.10.2016 nga 1082 qytetarë të anketuar, ndërsa anketa është bërë në mënyrë telefonike.

Ndryshe, kompania “Faktor Plus Adria” është njëra nga kompanitë udhëheqëse në fushën e hulumtimit të marketingut në Serbi, e themeluar në vitin 2000.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu