Intelegjenca artificiale zbulon kancerin e gjirit 5 vjet para se të zhvillohet

Një mënyrë e re e përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) mund të parashikojë kancerin e gjirit 5 vjet përpara me një saktësi të jashtëzakonshme.

Një në tetë gra do të zhvillojë kancer invaziv të gjirit, dhe 1 në 39 do të vdesë prej tij. Mamografitë nuk arrijnë të zbulojnë rreth 20% të rasteve të kancerit të gjirit.

Sistemi i ri i AI, i quajtur AsymMirai, thjeshton modelet e mëparshme duke krahasuar vetëm ndryshimet midis gjirit të djathtë dhe atij të majtë për të parashikuar rrezikun. Ky sistem mund të shpëtojë jetë, të parandalojë testimet e panevojshme dhe të kursejë para për sistemin shëndetësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu