Inteligjenca britanike: Gjysma e Severodonetsk është tashmë në kontrollin e forcave ruse

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e saj të fundit të inteligjencës mbi krizën në Ukrainë, sipas skynews.

Gjatë dy ditëve të fundit, luftimet janë intensifikuar në qytetin lindor të Severodonetsk dhe “mbi gjysma e qytetit” ka të ngjarë të pushtohet tani nga forcat ruse, duke përfshirë luftëtarët çeçenë, shton ministria.

Forcat ruse po i afrohen gjithashtu qendrës së qytetit. Raporti i inteligjencës vazhdon duke thënë se përtej rajonit të Donbasit, forcat ruse po vazhdojnë të kryejnë sulme me raketa me rreze të gjatë kundër infrastrukturës në të gjithë Ukrainën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu