Interes i dobët për platformën e Mickoskit! LSDM: Porosi të zbrazëta me të cilat dëshiron të aktrojë konstruktivitet

Porositë e 8 shtatorit të kryeministrit Hristijan Mickoski të prezantuara në të ashtuquajturën platformë me 10 parime mbulojnë problemet me të cilat po përballet vendi vitet e fundit pas pavarësisë. Në të theksohen lufta kundër korrupsionit, partizimi i shtetit, standardi i qytetarëve, të ndalohet me konflikte etnike dhe të izolohen elementet që krijojnë përçarje ndëretnike, pastaj përmbushja e qëllimit tonë strategjik për anëtarësim në BE, por edhe unitet rreth interesave shtetërore. Ai i bëri thirrje opozitës që të pastrohet nga krimi dhe t’i përmbahet 10 parimeve.

Këto mesazhe të Mickoskit nga LSDM i vlerësuan si protkollare të cilat, siç thonë nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me realitetin dhe politikat që i zbatojnë këto dy muaj. Pothuajse të gjitha 10 pikat e platformës janë të kundërta me synimet dhe politikat e partisë në pushtet dhe platforma duhet lexuar në kundërshtim me atë që u tha, thonë nga LSDM-ja.

Për platformën e Mickoskit dhe thirrjen për bashkim, kërkuam qëndrim nga Fronti Europian, si dhe nga partneri i koalicionit qeveritar VLEN, por nuk morëm përgjigje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu