Interesim i jashtëzakonshëm për BESËN në Hasanbeg, Haraçinë dhe Likovë (Foto)

Në prag të hapjes zyrtare të fushatës parazgjedhore Lëvizja BESA ka zhvilluar takime rasti me banorët e komunave shqiptare Hasanbeg, Haraçinë dhe Likovë. Interesimi i qytetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm për të dëgjuar ofertën dhe planet që ofron kjo lëvizje politike e cila do të garojë për herë të parë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Qytetarët patën rastin të bashkëbisedojnë me bartësit e listave për deputetë, kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasami, nënkryetarin Zeqirija Ibrahimi, sekretarin e përgjithshëm Afrim Gashi si dhe anëtarët e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA.

Në këto takime, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se sot si kurrë më parë është koha që shqiptarët të përfaqësohen nga njerëz profesionist, me dinjitet dhe integritet të lartë moral. Ai është shprehur se diskriminimi për shqiptarët përfundon duke e ndëshkuar BDI – në me votë parti e cila, sipas tij, shiti të gjitha interesat kombëtare në emër të përfitimeve personale.

14992061_1815435072075505_2457870836565988724_n

15027605_1815472425405103_5765242480766182741_n

15036492_1815472628738416_3718397219854274024_n

15036687_1815435048742174_6920339816973475316_n

15036753_1815448145407531_926625820561363463_n

15037185_1815435022075510_1757049568477854909_n

15073314_1815472552071757_4583861537394041479_n

15094480_1815448195407526_8867472092324535539_n

15094950_1815472325405113_4087932630593123626_n

15094990_1815448252074187_6785012932524188586_n

15109420_1815448042074208_6696139716128420083_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu