Interit i anulohen dy gola! Milani në epërsi minimale në pjesën e parë

Ndeshja mes Milanit dhe Interi po del të jetë jashtëzakonisht interesante, me kuqezinjtë që e mbyllën pjesën e parë në epërsi prej 1-0.

Interi e nisi më mirë takimin, duke shënuan që në start me Federico Di Marcon, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 33-të edhe njëherë Interi shënoi me Lautaro Martinez, por sërish gjatë aksionit kishte pozitë jashtë loje.

Milani në dhjetë minuat e fundit u bë i gjallë, duke rrezikuar me Tijani Reijnders dhe Rafael Leaon.

Ishte Reijnders i cili arriti të shënojë pak pa u mbyllur pjesa e parë për 1-0.

Milani ka mposhtur Interin në tri ndeshjet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu