Intervistë me Arben Agollin, kandidat i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Dibrës

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Dibrës, Arben Agolli në një intervitë ekskluzive për InfoShqip ka folur rreth planeve të tij për Dibrën, arsyen e kandidimit dhe mendimin e tij për atë se cilat janë çështjet prioritare për këtë komunë.

Në pyetjen se si e komenton punën e deritanishme të kundërshtarit të tij përderisa ishte në krye të komunës, ai refuzoi të komentojë duke theksuar se qytetarët do ta vlerësojnë punën e tij në ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se nuk beson në fushatë negative.

Agolli theksoi se është i bindur që të dielën Dibra do të zgjedh ndryshim sepse siç theksoi, në Dibër po vjen një qasje e re e të bërit politikë.

Në vazhdim mund ta lexoni intervistën e plotë.

Çfarë ju shtyri të kandidoni për kryetar komune, cila ka qenë arsyeja?

AgolliArsyeja kryesore është vullneti im për një Dibër më ndryshe, më të çliruar nga presioni dhe shantazhet, për një komunë në shërbim të qytetarit dhe jo e kundërta, një shpresë për rininë dibrane që të mos marrë rrugën e migrimit duke ju krijuar mundësi punësimi sipas meritokracisë e jo përkatësisë politike.

Cilat janë çështjet prioritare në të cilat do të punoni nëse merrni kreun e komunës?

Agolli:   Prioritetet kryesore do të jenë nevojat elementare të qytetarëve siç është furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë, qytet më i pastër dhe një deponi e sistemuar me standarde, zgjidha definitive e statusit të punëtorëve të ndërmarjes komunale, ambiente pushimi dhe rekreacioni për të gjitha grupmoshat, rrugica të asfaltuara, mbrojtje ekologjike e liqenit, rirregullimi i shëtitores të qytetit duke siguruar parking të përkohshëm, mbrojtja fizike e ujësjellsit, çvendosja e largpërçuesit nga zona e banuar dhe revitalizimi i sistemit të vaditjes.

Çfarë inovitete do të sjellni në komunë?

Agolli: Në rradhë të parë një sjellje më miqësore e administratës me qytetarët, një ekip profesionistësh që do mirren me projektet, dorē e zgjatur bashkëpunimi biznesit dhe mërgimtarëve, buxhet për hallet e qytetit jo për dreka e darka, transparencë maksimale për çdo denar të harxhuar.

Si e komentoni punën e deritanishme në krye të komunës të kundërkandidatit tuaj?

AgolliPunën e deritanishme të kryetarit do ta tregojë sovrani më 29 tetor.

Cilat janë pritjet e juaja nga votimi i së dielës dhe a mendoni se mbështetja nga Lëvizja Besa do të ndikojë në rezultatin e zgjeshjeve?

AgolliTë dielën në Dibër detyrimisht duhet të ndodhë ndryshimi për faktin se përkrahje më shprehin çdo ditë miqtë e mij që nuk janë vetëm nga Lëvizja Besa dhe Uniteti por të tjerë që u përkasin subjekteve tjera politike bile edhe nga vetë BDI, mbasi në Dibër po vjen një qasje e re e të bërit politikë./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu