– Lajmi i sapo publikuar në disa portale , lidhur me një anketë që pritet të publikohet nesër nga ana e IRI-të, duket se është një spekulim, për faktin se kjo gjë demantohet pikërisht nga drejtuesit e kësaj institucioni.
“Iri nuk do të bëj publike nesër ndonjë anketë, IRI planifikon që të realizojë një anketë gjatë këtij muaji, por më vonë. Programi i IRI-t në Maqedoni është pjesë e IRI-të me seli në Uashington. Kur do realizojmë këtë anketë, ajo do publikohet dhe në faqen zyrtare të IRI-t dhe do shpërndahet në të gjitha mediat e Maqedonisë dhe ato ndërkombëtare”, thuhet ne demantin e IRI.