Ish amabasadori amerikan: Fokusi i Rusisë tashmë është Severodonetsk, SHBA të furnizojë me armë Ukrainën

Forcat ruse mund të bëjnë një gabim strategjik duke përdorur çdo armë që kanë për të marrë në kontroll Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës, sipas një deklaratë të ish-ambasadorit të SHBA-së në NATO, Kurt Volker, shkruan BBC.

Ndërsa qyteti është i rëndësishëm për rajonin e Luhanskut, nuk është aq i rëndësishëm për luftën në përgjithësi, dhe unë mendoj se ukrainasit do të jenë në gjendje të rigrupohen dhe të tërhiqen,” tha Kurt Volker, i cili gjithashtu punoi si përfaqësues special i SHBA për Ukrainën deri në 2019.

Në lidhje me vendimin e Joe Biden për të mos dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, Volker tha se presidenti i SHBA-së po mbështeste ende Kievin, por po përpiqet të ruajë një balancë.

Volker tha se brenda administratës së Bidenit, disa njerëz janë të shqetësuar për arsye se Rusia mund të përdorë armë bëthamore. Por gjëja më e rëndësishme, shtoi Volker është që SHBA duhet të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar ukrainasit të mposhtin rusët, duke dërguar armë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu