Ish-fotografi personal e viziton Thaçin në Hagë: Ai është duke e mbrojtur Kosovën dhe krejt neve

Ish-fotografi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Astrit Ibrahimi, e ka vizituar ish-shefin e tij, i cili prej katër vitesh po mbahet në Hagë.

Pas vizitës, ai është shprehur i emocionuar duke thënë se me ish-presidentin ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ibrahimi ka shkruar se Thaçi në Hagë po e mbron Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

“Sapo isha ne Hage te Presidenti Thaçi. Me te kam kalu nje pjese te madhe te jetes profesionale por edhe thjesht njerezore. Atje eshte tu e mbrojt Kosoven dhe krejt neve. Me pelqeu optimizmi i pashoq i tij dhe po kthehem me bindje qe kjo vale e optimizmit te tij me nje moment do te sjell nje cunami te progresit per krejt neve”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu