Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Të paktën të më tradhëtojë një i pasur se i varfri

Ditën e djeshme në rubrikën ‘Trotuar’, Alba Pollozhani mori përsëri vëmendjen me deklaratat e saj, që ndezin debat në studio, ashtu siç ndodhi edhe këtë herë.

“Më mirë të të tradhëtojë një i pasur që të përkrah jetën apo të të tradhëtojë një i varfër, i cili nuk të përkrah jetën… të gjithë tradhëtojnë, i varfri të tradhëton te shkallët e apartamentit, i pasuri në jaht, unë po them femrave më mirë t’i tradhëtojë një i pasur që e përkrah“, tha ajo.

Në thelb, Alba sugjeron se në një botë ku tradhtia perceptohet si e pashmangshme, gratë duhet të zgjedhin partnerë që mund t’iu ofrojnë mbështetje ekonomike, edhe në rast të tradhtisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu