Në Pallatin e Buckinghamit asnjë gjellë nuk guxon të gatuhet me hudhër, thotë John Higgins.
Edhe çka tjetër mungon në meny? – transmeton Telegrafi.
Orizi, patatja dhe pasta kurrë nuk janë në meny kur Mbretëresha darkon e vetme.
Ish-kuzhinieri i saj personal Darren Mcgrady thotë që është “rregull e nivelit të ulët të hidrokarbureve” pjesë e dietës së Mbretëreshës.
Kur Mbretëresha Elizabetë ha sandviçë, korja e bukës duhet gjithmonë të jetë e prerë.
Megjithatë, edhe Mbretëresha Elizabetë kënaqet me disa ëmbëlsira.
Ajo adhuron të hajë çokollatë, posaçërisht tortën me çokollatë e biskota, mus çokollate dhe tortë të mbushur me çokollatë.
Në ushqimin e saj të adhuruar gjithashtu bëjnë pjesë edhe pemët siç janë: mango, dredhëzat dhe pjeshkat, posaçërisht ato të cilat kultivohen në kuadër të Kështjellës Windsor.
Mbretëresha duket se gjithashtu ka një qasje të shëndetshme me alkoolin.
“Ajo nuk pi shumë,” thotë Arbiter, sekretari i saj. “Në qoftë se ajo del për të pirë zakonisht do të pijë vetëm një të tillë. Dy gota i pi shumë rrallë.” /Telegrafi/