Kompjuterë, mobilje, dhe shumë gjëra tjera të nevojshme për punë, kanë munguar në zyret e ministrave të rinj. Zyrja e kryeministrit nuk është prekur aspak, përkundrazi, ajo shkëlqen nga lluksi.
Sipas infomatave ende jozyrtare, gati të gjitha ministritë, sidomos ato me të cilat kanë udhëhequr ministrat e VMRO-DPMNE-së, kanw pasur mungesë të kompjuterëve dhe mobiljeve zyret e ministrave.
Ndyshe në mesin e ministrave në qeverinë teknike, e krijuar për zbatimin e zgjedhjeve, kishte ministra dhe zëvendësministra të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe LSDM-së./InfoShqip.com