Ish-ministri izraelit i Komunikimeve, Ayoob Kara tha se shumica dërrmuese e hebrenjve amerikanë “tradhtuan” Donald Trump dhe votuan për rivalin e tij Joseph Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Një anëtar i partisë izraelite në pushtet Likud, ai komentoi në mediat sociale mbi rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së dhe kritikoi hebrenjtë amerikanë për mbështetjen e tyre me shumicë për Biden.
“Eshtë një zhgënjim i madh që 72 përqind e hebrenjve amerikanë janë mosmirënjohës dhe që ata zgjodhën Biden,” tha Kara. Ai pretendon se Trump ishte presidenti më i mirë amerikan në histori për Izraelin, duke shtuar se kishte turp që hebrenjtë amerikanë nuk i dhanë mbështetjen e pritur.
Çfarë ka bërë Trump për Izraelin?
Më në fund, ai tha se siguria e hebrenjve në të gjithë botën mund të garantohej vetëm nga një shtet i fortë izraelit dhe kjo ishte arsyeja pse votuesit hebrenj në Shtetet e Bashkuara duhet të kishin votuar për Trump.
Gjatë mandatit të tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, Trump nënshkroi një vendim për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit, një vendim për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës Amerikane nga Tel Aviv.
Ai gjithashtu ndërmjetësoi në normalizimin e marrëdhënieve izraelite me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin dhe prezantoi të ashtuquajturën Marrëveshje Paqe të Shekullit për Lindjen e Mesme. Këto vendime shkaktuan gëzim në Izrael dhe zemërim në Palestinë.
Sipas rezultateve jozyrtare, kandidati demokrat Joe Biden ka mbledhur 253 votues dhe ka një shans më të mirë për të fituar zgjedhjet sesa rivali i tij republikan dhe presidenti i tanishëm Donald Trump, i cili aktualisht ka 213 votues, dhe i duhen minimumi 270 vota për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. /tesheshi.com/