Ish-ministri Selimi i reagon Ramës, tregon se çfarë u bisedua te zyra e Merkelit mes Haradinajt dhe kryeministrit shqiptar

Ish-ministri i Drejtësisë, dhe zyrtari i AAK-së, Selim Selimi ka reaguar pas deklaratave të ashpra të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ndonëse nuk përmendi Haradinajn me emër, por iu referua si ‘lider kosovar’, Rama tha se ai në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka sqaruar bisedën e datës 29 Prill 2019, ku ka qenë personalisht prezent.

Ai bën të ditur se Haradinajt i është kërkuar nga Rama që të hiqet taksa për arsye të rregullimit të marrëdhënieve me Serbinë, ndërkohë që Haradinaj ishte përgjigjur se çështja nuk ka të bëjë vetëm me taksën por që u kishte borxh gjithë të rënëve t’iu mbrojë gjakun e dinjitetin.

Postimi i plotë:

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyrën e Kancelares) ku isha prezent:

Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.

Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.

Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje.

Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty.” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu